Drafti i Ramës për Asociacionin, Tahiri thotë se kjo është detyrë vetëm e Kurtit

Aktuale

Drafti i Ramës për Asociacionin, Tahiri thotë se kjo është detyrë vetëm e Kurtit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:20
Xhafer Tahiri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka dorëzuar një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe BE-së dhe SHBA-së. Por sipas anëtarit të LDK-së, Xhafer Tahiri, hartimi i draftit të Asociacionit është kompetencë vetëm e Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se kjo është detyrë e kryeministrit Albin Kurti.

“Kur është pyetje te Asociacioni, hartimi i draftit të Asociacionit është kompetencë vetëm e Qeverisë së Kosovës dhe detyrë e kryeministrit dhe e askujt tjetër. Pavarësisht kush janë, qoftë edhe kryeministri i Shqipërisë, qoftë edhe kryeministër i cilitdo vend tjetër. Prandaj SHBA nuk kanë draftuar statut të Asociacionit, sepse është detyrë e kryeministrit të Kosovës. Dhe këtë detyrë Kurti e ka pranuar…vazhdon të insistojë në politikat të pakuptimta që nuk po sjellin rezultat, por po sjellin dëme…ky tashmë e ka pranuar Asociacionin, por për fat të keq në marrëveshjen e Ohrit përveç Asociacionit, ka pranuar edhe vetëmenaxhimin vetëm për serbët”, deklaroi ai.

Ish-kryetari i Vushtrrisë theksoi se marrëveshja e Ohrit është e dëmshme për Kosovën.

Kryeministri Rama ka njoftuar se dje i ka përcjellur kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit frances, Emmanuel Macron një draft të Asociacionit, i cili sipas tij është punuar nga disa ekspertë të huaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat