Kurti me fjalë të mëdha për NATO-n, Rugovën e Demaçin në Ditën e Çlirimit të Kosovës

Aktuale

Kurti me fjalë të mëdha për NATO-n, Rugovën e Demaçin në Ditën e Çlirimit të Kosovës

Nga: A.M. Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:14
Pamje nga homazhet e liderëve shtetëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryekuvendarin e Konjufcës kanë bërë homazhe te ish-presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaçi te familja Jashari dhe ushtarët e NATO-s, në nder të 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kurti në Facebook publikoi pamje nga këto homazhe, derisa u shpreh falënderues ndaj NATO-s dhe ndërhyrjes së saj ushtarake.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës”, shkroi ndër të tjera kryeministri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Homazhe në shënim të 24-vjetorit të Ditës së Çlirimit

Bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit, përkujtuam e nderuam humanizmin e ish-presidentit Rugova, qëndresën e veprimtarit Demaçit, sakrificën e familjes Jashari dhe kontributin e ushtarëve të NATO-s.

Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat