Berisha: Rama po punon për Serbinë, është kthyer në zëdhënës të Vuçiqit

Aktuale

Berisha: Rama po punon për Serbinë, është kthyer në zëdhënës të Vuçiqit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 00:43
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Beogradi është duke e kontrolluar kryeministrin e tanishëm shqiptar, Edi Ramën.

Sipas tij, Vuçiq e ka shndërruar Ramën në zëdhënës të projekteve të tij për Serbinë e madhe.

“Shqiptarët kanë dëgjuar gjatë këtyre viteve Edi Ramën të paraqesë projekte të tij, projektet e Vuçiq, siç ishin hartat për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin e kufijve, siç ishte minishengeni i themeluar në samitin e Novisadit, në hartën e të cilit Kosova u inkorporua tërësisht me Serbinë, siç është së fundmi iniciativa e pakërkuar nga askush e Edi Ramës”.

“Por në emër të Vuçiq për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate, më të mprehtë të krizës në rajon siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat