Gjergj Dedaj me kritika të mëdha për Qeverinë Kurti

Aktuale

Gjergj Dedaj me kritika të mëdha për Qeverinë Kurti

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 19:16
Gjergj Dedaj

Ish – ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka përshëndetur lirimin e tre policëve kufitar të kidnapuar nga forcat serbe, por që ai tha se nuk është i kënaqur me mënyrën se si ata janë pritur në Kosovë pas lirimit të tyre.

Dedaj ka kritikuar Qeverinë aktuale edhe për rastiin në fjalë, përderisa theksoi se pushteti aktual ka bërë gabime të një pas njëshme në dëm të Kosovës.

“Kosova fatkeqësisht është duke kaluar një periudhë sfiduese ndoshta njërën prej kohërave dhe fazave më të vështira që nga shpallja e Pavarësisë. Faji është në keqmenaxhimin dhe keqqeverisjen  e pushtetit aktual, sepse kanë bërë gabime të një pas njëshme dhe të dëmshme për Kosovën. Unë personalisht përshëndes lirimin e tre policëve që u arrestuan nga forcat speciale serbe dhe lirimi i tyre na gëzon të gjithëve para se gjithash familjarëve të tyre, por unë nuk jam i kënaqur me mënyrën se si janë pritë ata, mënyrën si kanë ardhë në Kosovë ka qenë dashur të jetë pak më institucionale dhe liderët të dalin ti presin, e të mos vijnë ashtu me qese  si me qenë refugjat kah kthehen në Kosovë, po të jenë të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës me të cilën ne krenohemi shumë. Por disi kanë ardhur si me i pas liru prej ndonjë burgu, ata në fakt kanë qenë në burg, por mënyra e ardhjes së tyre ka qenë dashur të jetë më dinjitoze”, tha ai.

Teksa ai hodhi kritika kundrejtë Qeverisë edhe për qasjen me Serbinë, duke theksuar se duhet zgjidhur problemet me këtë shtet sidomos atë të pjesës veriore të Kosovës.

“Topi është gjithnjë në fakt për çështjen e Kosovës përgjegjës jemi ne, në këtë rast Qeveria aktuale e Kosovës e cila me pompezitet erdhi si një balon i fryer në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021 duke premtuar një katalog premtimesh e ofertash, te cilat fatkeqsisht na pëlqeu apo jo asnjërën nga këto kjo Qeveri nuk i ka mbajtë. Kështu që kjo është shumë zhgënjyese që u reflektua edhe në zgjedhjet komunale ku menzi pushteti aktual i Vetëvendosjes bashkë me Listen Guxo i fituan vetëm 4 komuna prej 35 në Kosovë. Kjo është edhe një mesazh për këtë Qeveri se nuk duhet gjithmonë të thirremi në numra sepse më e rëndësishme është me pas një kualitet dhe përgjegjësi qeverisëse dhe me lujtë rolin e shtetarëve,  jo rolin e liderit partiak jo me qenë dmth me qenë peng i së kaluarës, por me pasë horizonte të reja, me kriju një klimë bashkëpunimi edhe me Serbinë. Sepse dashtëm apo nuk dashtëm duhet ti zgjidhim problemet e hapura që i kemi akoma me me Serbinë posaqërisht në pjesën veriore të Mitrovicës’, shtoi ai.

Bashkimi Evropian ka paraqitur një planë tre pikësh për shtensionimin e situatës në veri, ku përfshihen zgjedhjet e reja në katër komunat veriore, krijimi i mundësive të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje si dhe hapa të menjëhershëm për formimin e Asociaconit.

Një plan për tejkalimin e kësaj situate ka propozuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka propozuar që të mbahet një takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në BE, e siç ka thënë ai të mos lejohet të dalin asnjëri pa arritjen e një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat