Deputetja nga LDK flet për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës: Uroj të mos ndikojnë në procesin e liberalizimit të vizave!

Aktuale

Deputetja nga LDK flet për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës: Uroj të mos ndikojnë në procesin e liberalizimit të vizave!

Nga: M.Haziri Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për situatën aktuale në vend.

Ajo e pyetur se nëse kjo situatë në veri do të ndikoj në liberalizimin e vizave, ajo u shpreh se shpreson që sanksionet të mos prekin procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu deputetja thotë që nuk do të ishte hera e parë që Albin Kurit dhe partia e tij, do të bëheshin pengesë e liberalizimit të vizave.

“Tani janë përmendur disa lloje të sanksioneve ndaj vendit, si rezultat veprimeve të pakoordiniuara në pjesën veriore të vendit, ne mbesim me shpresën se nuk do të ketë impakt në procesin e liberalizimit të vizave, spese është një padrejtësi e madhe për qytetarët e vendit, ndonëse nuk do të ishte hera e parë që Albin Kurit dhe partia e tij, do të bëheshin pengesë e liberalizimit të vizave.

Sepse ka ndodhur edhe në vitin 2015 kur përmes veprimeve të tyre të dhunshme, duke kundërshtuar procesin e demarkacionit me Malin e Zi, ia kishin humbur një shancë të rëndësishme vendit, për heqjen e regjimit të vizave”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat