Shefi i stafit të Kurtit reagon pas sanksionimit të Vulinit nga SHBA-ja

Aktuale

Shefi i stafit të Kurtit reagon pas sanksionimit të Vulinit nga SHBA-ja

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:43
Albin Kurti dhe Luan Dalipi

Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pasi shefi i inteligjencës serbe, Aleksander Vulin, është sanksionuar nga Thesari Amerikan.

Dalipi ka shkruar se Vulin dhe presidenti serb, Aleksander Vucic janë pjesëtar të së njejtës parti dhe se kanë një bashkëpunim tepër të ngushtë politik mes vete. Shefi i stafit të Kurtit ka numëruar gjithashtu edhe akuzat që rëndojnë mbi Vulinin për përfshirje në trafik narkotikësh dhe për ndihmesën ndaj Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

Tutje ai shkruan për ushtrimet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë dhe mosrreshtimin e Serbisë krah Perëndimit për sanksionet kundër Rusisë.

Dalipi thotë pavarësisht këtyre, Serbia vazhdon të mbetet vend kandidat për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, derisa në anën tjetër thotë se ndodhet Kosova si një shtet pishtar për fuqizimin e demokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe respektimit të rendit Kushtetues. Dalipi ka etiketuar në reagimin e tij shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, emsiarin Miroslav Lajcak dhe Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat