Gaxherri: Kurti e Osmani nuk kanë kredibilitet për ta ftuar opozitën në takim

Aktuale

Gaxherri: Kurti e Osmani nuk kanë kredibilitet për ta ftuar opozitën në takim

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 00:21
Besa Gaxheri

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri vlerëson se kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani nuk kanë kredibilitet që ta ftojnë në ndonjë takim opozitën.

Gaxheri shton se nuk ka transparencë për dokumentet e rëndësishme në takimet kur ata i ftojnë opozitën.

“Nuk kanë më kredibilitet, as kryeministri as zonja Osmani për ta ftuar askënd. Fat i keq. Nuk kanë. Ka kredibilitet ai që do të punojë, do të arrijë ta bindë masën që vërtet situata reale është kjo dhe atëherë normal, ne do të jemi të gatshëm të takohemi, por me propozime konkrete dhe të shkojmë natyrisht në zgjedhje sa më shpejt. Nuk kemi më kohë me humb, ju jeni dëshmitarë të ftesave të zonjës Osmani, të ftesave në thonjëza të zotit Kurti për asnjë dokument. Të gjitha dokumentet aq të rëndësishme e deri te Marrëveshja e Ohrit atje, janë botuar dhe ne i kemi parë më përpara përmes mediave. Kjo është e pafalshme. Prandaj është tepër vështirë të bashkëpunohet me të dy”, ka thënë Gaxheri në Tëvë 1.

“Gjithmonë qeveritë që janë arrogante kanë probleme në radhë të parë me veten dhe ato probleme vijnë duke u rritë. Kjo qeveri që i ka mbi 50 % të shumicës në Kuvend dhe sillet në mënyrën si sillet, është ndërpre çdo lloj komunikimi normal fatkeqësisht. Nuk na ka lanë hapësirë as për komunikim ndërpartiak, as ndërinstitucional, as ndërkombëtar, as me Shqipërinë si fqinj”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat