Ambasada e Turqisë për Armend Mehajn: Mirënjohës për mbështetjen e tij

Aktuale

Ambasada e Turqisë për Armend Mehajn: Mirënjohës për mbështetjen e tij

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 22:10
Armend Mehaj

Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka deklaruar për tashmë sish-ministrin Armend Mehaj se kanë punuar ngushtë për të zhvilluar bashkëpunimin mes dy shteteve në sektorin e mbrojtjes.

“Ne kemi punuar ngushtë me ish-ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj për të zhvilluar bashkëpunimin turko-kosovar në mbrojtje. Mirënjohës për mbështetjen e tij. I urojmë suksese në objektivat e tij të ardhshme.

Mezi presim të punojmë me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të avancuar bashkëpunimin tonë”, thuhet në postimin e ambasadës turke.

Armend Mehaj ka thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak të disa çështjeve familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat