Analisti i krizave tregon çfarë duhet bërë për të ndalur shpërthimin e një lufte

Aktuale

Analisti i krizave tregon çfarë duhet bërë për të ndalur shpërthimin e një lufte

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:52
Marko Prelec

Marko Prelec analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka shkruar për ngjarjen e ndodhur në veri të Republikës së Kosovës ku një grup terroristësh të armatosur kanë vrarë një polic të Kosovës dhe kanë plagosur dy të tjetër.

Prelec ka thënë se padyshim që ky grup ka qenë i tranuar profesionalisht. Ai ka shkruar se ka pasur të arrestuar edhe nga banorët lokalë të cilët kanë zbuluar lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës duke komunikuar përmes radiolidhjeve.

“Jo e pazakontë kur kaq shumë armiqësi mes policisë dhe popullatës lokale”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryeministri i Republikës së Kosovës mund të ndalojnë “shpërthimin e një lufte të vogël”.

Për Vuçiqin, thotë se mund ta bëjë duke ndërprerë armatimin, dhe për kryeministrin Albin Kurti thotë se duhet të tërheq njësitë speciale.

Prelec thotë se shanset për ta bërë të dy një gjë të tillë në mënyrë të njëanshme janë pothuajse zero dhe sipas tij ka nevojë për një marrëveshje të negociuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat