Kurti elektrizon masën me statusin e fundit, mori mbi 42 mijë ‘like’, 2 mijë shpërndarje, e mbi 2.5 mijë komente

Aktuale

Kurti elektrizon masën me statusin e fundit, mori mbi 42 mijë ‘like’, 2 mijë shpërndarje, e mbi 2.5 mijë komente

Nga: N. Sh. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:28
Albin Kurti

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social “Facebook” ku shkroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e 2 majit në Bruksel ka deklaruar se “Milan Radojçiqi do të jetë Adem Jashari i serbëve” ka aktivizuar qytetarët e vendit.

”Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Ky postim deri tash ka thyer rekord për pëlqime, shpërndarje, e komente.

Për deri tash ky status i Kurtit ka marrë mbi 42 mijë pëlqime, teksa numri i tyre vazhdimisht ka shënuar e po shënon rritje.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat