Molliqaj: Kosova nuk duhet të përgatit draft të Asociacionit

Aktuale

Molliqaj: Kosova nuk duhet të përgatit draft të Asociacionit

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:21
Dardan Molliqaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka thënë se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, Dardan Molliqaj, thotë se Kosova nuk duhet të përgatisë draft të Asociacionit.

“Jo. Nuk duhet me përgatit, nuk duhet Kosova me bë Asociacion sepse nuk është zgjidhje. Dy probleme i kam me marrëveshjen e Brukselit, njëra është kompromis i madh, t’i jep shumë, merr kurgjo, hajde këtë edhe mund ta përbijmë, e dyta është jofunksionale sepse ka kompromise që i bën dhe s’të pëlqejnë, po bile ta kryejmë një problem. Marrëveshja është jonfuksionale, Asociacioni prodhon konflikt të ri, nuk e  zgjidh konfliktin, përkundrazi e zgjeron atë dhe mund ta shtyjë për një vit, për gjashte muaj, pro Asociacioni është tharmi i konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë dhe mes serbëve të Kosovës”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë tash krejt një qasje tjetër.

“Në vend të propozimit për Asociacionin duhet me i propozu bashkësisë ndërkombëtare se ne jemi për zgjidhje të përhershme me Serbinë, ne jemi për kompromis që është më i madh sesa ky që e kemi bërë me kushtin që kompromisi nuk është qëllimi, por është mjeti e qëllimi është em zgjidh problemin me Serbinë. Duhet me pyet Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare çka duhet me bë Kosova që me u zgjidh ky problem, a ka ndonjë ilaç.  Vuçiqi po thotë se nuk  e njeh Kosovën me asnjë çmim në rregull”, ka shtuar Molliqaj.

Por, tregon se çka duhet Kosova ta pyes bashkësinë ndërkombëtare.

“Bashkësisë Ndërkombëtare duhet me i bë pyetje, çka duhet me bë Kosova kompromis që ju me e njoft Kosovën, pesë vendet anëtare të BE-së, me fut në NATO dhe me obligu Serbinë mes kushteve që nëse dëshiron me hy në BE me njoft Kosovën, nëse nuk dëshiron me hy nuk mund me detyru. Këto janë tri kushte shumë të rëndësishme që do të duhej t’i vendoste pala shqiptare në këtë moment”, ka thënë ndër të tjera Molliqaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat