Baerbock do të përpiqet të realizojë takim të përbashkët me Gërvallën e Daçiqin

Aktuale

Baerbock do të përpiqet të realizojë takim të përbashkët me Gërvallën e Daçiqin

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:43
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Tirana do presë të premten e 6 tetorit ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.

Takmi do të mbahet në pallatin e Brigadave në kryeqytet, ku në orën 9:00 do të priten delegacionet e vendeve përkatëse.

Veç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Serbia, Maqedonia e veriut , Mali i zi dhe  Bosnje-Hercegovina, pjesë e takimit do të jenë edhe ministrat e shteteve anëtare të përfshira në Proces si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Takimi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, i cili do të drejtojë edhe punimet e këtij takimi, ministres së jashtme të Gjermanisë Annaklena Baerbock dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Ajo që pritet me interes nga ky takim do të jenë diskutimet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë përsa kohë të pranishëm do të jenë Minsitrat e Jashtëm të dy vendeve Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç, raporton Euronews.

Sipas informacioneve, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të ketë takime të ndara me të dy ministrat, të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa mbetet ende pikëpyetje nëse Baerbock do të arrijë të realizojë një takim të përbashkët mes tyre.

Shqipëria do të bëhet për herë të parë vendi pritës i Procesit të Berlinit i cili do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat