Fotoja e Sveçlës me Kurtin e Jasharin në stadium, pas tyre shihet Vlora Hyseni e SHISH

Aktuale

Fotoja e Sveçlës me Kurtin e Jasharin në stadium, pas tyre shihet Vlora Hyseni e SHISH

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:26
Xhelal Sveçla, Lulzim Jashari, Albin Kurti dhe pas tyre Vlora Hyseni

Janë bërë virale disa fotografi ku shihen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, duke përcjellur ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri-Çeki, në stadiumin “Air Albania”. Dy kryeministrat nuk ishin afër njëri-tjetrit, madje ndodheshin në kate të ndryshme.

Kurti e ka përcjellur këtë ndeshje bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jasharin, në një kat më lartë në stadiumin AIR Albania, përderisa Rama ndodhej një kat më poshtë se ata.

Por, në një fotografi që e ka publikuar Sveçla nga stadiumi e që është shpërndarë në rrjete sociale, shihet edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila qëndron në këmbë me një person tjetër, mbrapa tyre.

Hyseni ishte emëruar në pozitën e drejtores së SHISH nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, para disa muajsh. Para se të emërohej në këtë post, Vlora Hyseni ishte zëvendës drejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat