Osmani: Autorët e sulmit terrorist të 24 shtatorit duhet të vihen para përgjegjësisë

Aktuale

Osmani: Autorët e sulmit terrorist të 24 shtatorit duhet të vihen para përgjegjësisë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:52
Presidentja Vjosa Osmani dhe Béla Boszik

Presidentja Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve, sipas presidentes Osmani datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Ibrahim Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike.

Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

Osmani tha se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatë, ndërkohë që autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të 24 shtatorit duhet të vihen para përgjegjësisë.

Në këtë kontekst, sipas presidentes Osmani, Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimi ndërshtetëror, posaçërisht në fushën e shkëmbimit të studentëve dhe u tha se ka potencial për fuqizim të marrëdhëniet ekonomike.

Ndërsa ambasadori Boszik, u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, thuhet në komunikatën e Presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat