“Dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve” – Kabashi me kritikat për prokurorët e Speciales

Aktuale

“Dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve” – Kabashi me kritikat për prokurorët e Speciales

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 16:33
Shefqet Kabashi

Dëshmitari i radhës që dëshmon në rastin e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, është Shefqet Kabashi.

Kabashi ka kritikuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale duke thënë se dëshmitarët shpesh kanë vuajtur shkaku i prokurorëve.

Paraprakisht, trupi gjykues e pranoi dëshminë e tij dhënë në prokurori lidhur me rastin Limaj si provë materiale. Kabashi ka thënë se ato që i ka thënë ishin të vërteta.

Pjesë nga dëshmia:

Prokurori: Në çështjen Limaj ju keni dhënë dëshmi me masa mbrojtëse, identiteti juaj nuk është bërë publik. Në çështjen Limaj ka qenë ë vështirë për ju të jepni dëshmi sepse jeni quajtur tradhtar dhe ju kanë kërcënuar familjen, pse vendose që pavarësisht këtyre kërcënimeve e akuzave pse vendosët që gjithsesi të jepni dëshmi. Pse vendosët të jepni dëshmi në çështjen Limaj?

Kabashi: Sepse nga viti 1998 që kam marrë urdhra nga komandanti i mëparshëm për të vrarë njerëz dhe nuk i kam vrarë këta njerëz dhe ata nuk ndaluan asnjëherë edhe pse ata ishin në burg, e kam ditur që jeta ime ka qenë në rrezik, por për mua ka qenë më e rëndësishme që të ndaloja por unë nuk u dorëzova asnjëherë, sepse për ne nuk ishte e nevojshme të bënim ato gjëra, në kuptimin të vrisnim njëri tjetrin, për besime të ndryshe ose për arsye të ndryshme politike. Ne jemi të gjithë shqiptarë, dhe ne nuk I bëjmë gjerat ë tilla që I kemi bërë në luftë dhe pas lufte.

Prokurori: Kur dole si dëshmitar në rastin Haradinaj, iu përgjigje pyetje të prokurorisë?

Kabashi: Sa më kujtohet iu jam përgjigjur disa pyetjeve, por nuk desha sepse pas çështjes Limaj e Haradinaj, në 2007-ës…sepse me sa shihej askush s’mund t’i ndalonte krimet që po kryheshin…

Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë. Ai po dëshmon në anglisht, meqë siç tha nuk do që të keqkuptohet nga përkthyesit shkaku i dialektit të Kosovës.

Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur ish-kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat