Besian Mustafa përkujton babanë me këto fjalë në 23-vjetorin e vrasjes

Aktuale

Besian Mustafa përkujton babanë me këto fjalë në 23-vjetorin e vrasjes

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 09:43
Xhemajl Mustafa

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka përkujtuar babain e tij, Xhemajl Mustafën, në 23-vjetorin e vrasjes së tij, me disa fjalë prekëse.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vepra e tij nuk vdes kurrë.

 “Një ditë të ngrysur nëntori si kjo sot, para 23 viteve të vranë që ti të mos frymosh në lirinë që i kushtove gjithë jetën.

Por ti e vepra jote nuk vdisni kurrë. Kosova, sikurse shpirti yt, frymon lirshëm.  E ata… ata vranë veç veten”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat