Avokati Selimaj: Ja pse do pranoja të mbroja 3 të akuzuarit për vrasjen e Liridonës

Aktuale

Avokati Selimaj: Ja pse do pranoja të mbroja 3 të akuzuarit për vrasjen e Liridonës

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 09:36
Liridona Murseli

Avokati Meshari Selimaj tha në “Good Morning Albanians” se në procese gjyqësore siç është çështja e vrasjes së Liridonës, është shumë e rëndësishme.

Ai tha se do e pranonte një çështje e tillë, pasi ajo nuk ka rëndësi vetëm për të pandehurin, por edhe për mbarëvajtjen e procesit ligjor.

“Avokati pikë së pari është garant për një proces të rregullt në një procedurë penale. Pra e garanton procedurën në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut.

E dyta, avokati me kodin e procedurës penale të republikës së Kosovës, nga momenti kur kemi të bëjmë me një vepër penale 5 vite e sipër atëherë  në mënyrë zyrtare duhet të caktohet një avokat për të përfaqësuar një të pandehur.

Ky është rregull, që do të thotë se nuk është vetëm interesi i të pandehurit, por është edhe interesi i shtetit, pasi pa një avokat nuk mund të zhvillohet procedura, pasi çdo deklarim, pa të do të ishte provë e pa pranueshme”,-tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat