Kurti takohet me Abbot, flasin për procesin e dialogut

Aktuale

Kurti takohet me Abbot, flasin për procesin e dialogut

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:58
Nicholas Abbot dhe Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot.

Gjatë takimit, Kurti dhe Abbot kanë folur për marrëdhëniet dypalëshe, teksa kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat