Demhasaj: Ndalimi i dinarit është vendim puro-politik

Aktuale

Demhasaj: Ndalimi i dinarit është vendim puro-politik

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 21:31
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj, rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit e sheh si vendim puro-politik.

Demhasaj, thotë se çështja për targat, zgjedhjet lokale e vendimi i fundit i BQK-së janë veprime që tregojnë se interesi i është tyre s’është ekonomik.

“Kur i shohim veprimet qofshin ato për targat, zgjedhjet lokalet, tash vendimi i BQK-së, absolut nuk shihet asnjë element që interesi i këtyre veprimeve është interes ekonomik, por është puro-politik, dhe kjo po vërehet. Po të kishte qenë qëllimi i kësaj rregullore të BQK-së ekonomike, shumë ma e dëmshme për Kosovën është që krejt ato biznese që operojnë në katër komunat veriore që s’janë fare të regjistruara e nuk paguajnë tatime hiç, të gjitha operojnë në mënyrë ilegale”, tha ai.

Analisti tha se bizneset që operojnë në veri në mënyrë ilegale, janë ato që më së shumti e dëmtojnë ekonominë e Kosovës.

“Gradualisht, nëse interesi na qenka ekonomik ti e sheh se cili është veprimi që po e dëmtojnë më së shumti ekonominë e Kosovës. Shumë ma shumë janë bizneset që qarkullojnë që atje funksionojnë, po flasim për katër komunat në veri që ekziston një ekonomi e errët që s’kanë lidhje me këtë pjesën tjetër të ekonomisë”, shtoi ai.

Rregullorja e BQK-së thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend dhe që ndalon dinarin serb, me të cilin komuniteti serb në veri ka marrë mjete nga Serbia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat