Pula: Qeveria vlerësohet me 51 pikë në përmbushjen e reformave evropiane

Aktuale

Pula: Qeveria vlerësohet me 51 pikë në përmbushjen e reformave evropiane

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 19:46
Ema Pula

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) kanë prezantuar sot Barometrin e Reformave.Nga 13 ministri të  Qeverisë së Kosovës, tetë prej tyre kanë treguar performancë të mirë dhe pesë të tjera kanë treguar performancë të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane në vitin 2023,

Ema Pula nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se barometri i Reformave Evropiane është një nismë e re inovative që po implementohet nga GLPS dhe EPIK me mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Sipas saj, Barometri ka për qëllim ngritjen e diskursit publik dhe kthimin e vëmendjes te reformat evropiane.

Pula tha se Qeveria është vlerësuar nga ky barometër me 51 pikë nga 100 sa është totali.

“Pra ka pasur përformancë të mirë, ndërsa sa i përket ministrive, zbërthimit të rezultateve gjithsejtë janë vlerësuar 13 sosh, ndërsa tri ministri nuk kanë pasur masa të planifikuara”, tha Pula në “Info Plus” të RTK-së.   

Ajo sqaroi se nga 13 ministritë e Qeverisë së Kosovës, tetë prej tyre kanë treguar performancë të mirë.

“Ministria e Ekonomisë dhe ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë vlerësuar me 64 pikë; ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe ministria e Bujqësisë me nga 60 pikë, ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me nga 56 pikë, pasuar nga ministria e Drejtësisë me 53 pikë, si dhe ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me 53 pikë”, tha ajo.

Pula theksoi se pesë ministri tjera kanë pasur performancë të kufizuar, e që më së paku ka ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me gjithsejtë 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat