Emisari gjerman shkon në UNMIK, Ziadeh: Dialogu e vetmja rrugë përpara

Aktuale

Emisari gjerman shkon në UNMIK, Ziadeh: Dialogu e vetmja rrugë përpara

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:10
Foto nga takimi

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Caroline Ziadeh, është takuar sot me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ziadeh ka treguar se me politikanin gjerman kanë biseduar për situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ziadeh që drejton zyrën e UNMIK-ut në Kosovë ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftimin e UMIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat