Gazetari gjerman për mosimplementimin e vendimit për Manastirin e Deçanit: Vështirë se do të ndodhë anëtarësimi në KiE

Aktuale

Gazetari gjerman për mosimplementimin e vendimit për Manastirin e Deçanit: Vështirë se do të ndodhë anëtarësimi në KiE

Më: 4 mars 2024 Në ora: 13:55
Michael Martens

Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka thënë se është e vështirë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës nëse refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Supreme dhe Kushtetuese të shtetit të tij.

Këto komente ai i bëri në rrjetin social X.

Postimi i plotë:

Kosova: A mund/duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës një vend që për vite me radhë refuzon të zbatojë vendime shumë të qarta të Gjykatës Supreme dhe Kushtetuese? Vështirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat