Haziri: Nga sanksionet e BE-së, Kosova humbi mbi 400 milionë euro

Aktuale

Haziri: Nga sanksionet e BE-së, Kosova humbi mbi 400 milionë euro

Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:35
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se dëmi që i është shkaktuar Kosovës pas vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar për mos de-përshkallëzim të situatës në veri, ka shkuar në mbi 400 milionë euro.

“Masat ndëshkuese ekzistojnë në Kosovë, efekti financiar ka kaluar 420 milionë euro, ka filluar me 270, por kur ngrihen fondet financiare ndëshkimet shkojnë duke u rritur. Ne duhet të punojmë shumë për largimin e masave ndëshkuese që ka Kosova. Po vjen koha që nuk ka kush na largon masat në Evropë. Mund të shtohen, por të largohen është problem, sepse duhet harmonizim mes 27 shteteve”, tha Haziri në një konferencë për media në Gjilan.

Haziri është pyetur edhe për takimin mes terroristit Milan Radoiçiq dhe ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, derisa ka shtuar se kjo nuk është befasi për të, meqë sipas tij, “Serbia është strehë e terroristëve”.

“Serbia nuk është vetëm burim i de-stabilizimit dhe financuese e terrorizmit, por ajo është strehuese e terrorizmit dhe nuk është befasi takimi i ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq me Radoiçiqin. Pse duhet të na befasoj kjo situatë?”, ka pyetur ai.

I dyti i LDK-së ka folur edhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit në komunat e banuara me shumicë serbe.

“Çështja e dinarit po përfundon si çështja tabelave dhe asaj të energjisë. Ka një kokëfortësi deri në një periudhe të caktuar, mandej përkthehet me tërheqje prapa. Është thënë që nuk takohemi fare për dinarin, tani po del kanë diskutuar dhe janë takuar”, theksoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat