Provokimet e kryespiunit të ushtrisë së Serbisë, eksperti zbardh prapaskenat: Plani për “botën serbe”

Aktuale

Provokimet e kryespiunit të ushtrisë së Serbisë, eksperti zbardh prapaskenat: Plani për “botën serbe”

Më: 13 mars 2024 Në ora: 15:54
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake serbe, gjeneralmajori Zoran Stojkoviç, deklaroi së fundmi se në dikasterin që ai drejton në ushtri nuk ka vend për ata të cilët nuk mendojnë ditën që flamuri serb do të valvitet në Kosovë.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, komentoi deklaratat e kryespiunit të ushtrisë serbe.

Shala tha se deklarimet e Stojkoviç, vijnë si pjesë e planit politik të Serbisë për të rijetëzuar “botën serbe” në Ballkan.

Eksperti shtoi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe synimet e saj për destabilizim të Ballkanit janë të qarta, ndaj Perëndimi duhet të reagojë.

“Deklarata e tij do të duhet të nënkuptohet në drejtimin politik të brendshëm, pra i gjithë personeli i këtij agjesioni duhet të jetë i unifikuar për të rijetëzuar botën serbe, për t’u rikthyer në tokat shqiptare. Ky është qëllimi dhe synimi aktual politik, që tani ka marrë dhe forma brenda strukturave në Serbi. Ne kemi 5 gjeneralë që udhëheqin ushtrinë e Serbisë të cilën në vitet 1990 kanë pranuar dekoratën më të lartë për mbrojtjen nga agresioni i NATO-s. Serbia nuk ka ndryshuar dhe tenton ta vazhdojë me çdo kusht që bota serbe të rijetëzohet në Ballkanin Perëndimor”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat