​Osmani jep detaje nga takimi me komandantin e KFOR-it

Aktuale

​Osmani jep detaje nga takimi me komandantin e KFOR-it

Më: 15 mars 2024 Në ora: 16:07 Përditësuar në ora: 20:02 më 15.03.2024
Foto nga takimi

​Osmani flet pas takimit me komandantin e KFOR-it

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash me të cilin ka diskutuar për sigurinë në vend.

Ajo në një postim në rrjetin X ka thënë se kanë diskutuar edhe mbi trajtimin e kërcënimeve të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Takimi i mirë me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. Diskutuam zhvillimet e fundit të sigurisë dhe përkushtimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin tonë të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në trajtimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.

Komandanti i KFOR-it e takon presidenten Osmani: Të koordinohemi për siguri

Presidentja Vjosa Osmani, është pritur në një takim nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Majori Ozkan Ulutash, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.

Siç njofton KFOR-i në X, Komandanti ka theksuar nevojën kruciale për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë të Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve.

“Ai ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij të marrë nga OKB-ja.

Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë të KFOR-it në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja”, u tha në këtë njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat