Tahiri: Kurti i mashtroi votuesit, ua mori votat në fund i tradhtoi me Manastirin e Deçanit

Aktuale

Tahiri: Kurti i mashtroi votuesit, ua mori votat në fund i tradhtoi me Manastirin e Deçanit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 09:09
Edita Tahiri

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta zbatuar vendimin e Kushtetueses për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.

Ajo tha se Kurti pa u skuqur fare i pranon ato që i ka kundërshtuar.

Tahiri thotë se kryeministri aktual i mashtroi votuesit e vetë dhe në fund i tradhtoi.

“Sikur në çdo vendim që Kurti e ka kundërshtuar, sikur edhe për Asociacionin, Kurti i pranon pa u skuqur fare. I mashtroi votuesit, ua mori votat në fund i tradhtoi”, shprehet Tahiri.

Ish-kryenegociatorja nuk pret asnjë lëvizje konkrete në dialog.

Ajo thotë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në veri, do mund të presim heqjen e sanksioneve.

“Ky është viti i zgjedhjeve në BE prandaj nuk do të këtë as zbatim as ndonjë lëvizje konkrete në dialog. Nëse zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të vendit tonë do të realizohen me koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në atëherë mund të presim uljen e tensioneve dhe heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, që do ishte mirë për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj”, ka përfunduar Tahiri.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

SHBA dhe BE kanë kritikuar këtë vendim.

Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel në fund të shkurtit. Në atë takim, Kosova u përfaqësua nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ku nuk pati ndonjë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat