Shkëlzen Gashi – Sherifit të Nismës: Kurti ka me iu mujtë prapë, ka me iu sakatu

Aktuale

Shkëlzen Gashi – Sherifit të Nismës: Kurti ka me iu mujtë prapë, ka me iu sakatu

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:02
Sherifi, Gashi

Shkëlzen Gashi – Sherifit të Nismës: Kurti ka me iu mujtë prapë, ka me iu sakatu

Analisti Shkëlzen Gashi dhe Bilall Sherifi nga NISMA, kanë debatuar ashpër. Gashi insistoi se qeveritë e kaluara “kanë vjedhë” dhe i tha Sherifit se “Albin Kurti s’mundet me vjedhë sa keni vjedhë ju për 20 vjet”.

Sipas Bilall Sherifit, kryeministri Albin Kurti bën “korrupision moral” me shtëpinë me qira ku jeton.

“400 m2 është minimum 1200 euro, pra krejt rroga e kryeministrit duhet me shku në qira, e lajmë atë temë, është korrupsion moral”, tha Sherifi.

“Gabim e keni, ka me ju mujtë prap ka me ju sakatu”, ia ktheu Gashi –Sherifit.

“O le të bëjnë çka të dojnë, gajle se kam unë”, tha Sherifi.

“Unë se kam hallin që po humbi ju. Unë e kam hallin që Kosovës po i bëni dëm që s’po ka opozitë”, tha Gashi.

“Nuk po ka opozitë”, shtoi Gashi.

“Albin Kurti edhe me dashtë me vjedhë, s’mundet me vjedhë sa keni vjedhë ju 20 vjet”, i tha Gashi tutje Sherifit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat