Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur rreth Marrëveshjes së Ohrit për të cilët është dakorduar kryeministri Kurti.
Ai tha se kryeministri Kurti e ka rrespektuar marrëveshjen por që ka marrë sanksione nga Perëndimi.
“Zoti Kurti ka bo njejtë sikur Isa Mustafa në faktë ai ka bërë më shumë se Isa Mustafa dhe Hashim Thaci, Hashim Thaci e ka nis, Isa Mustafa e ka mirmbajtë një farë procesi, e Albini ka shku përtej me Marrëveshjen e Ohrit, ai i ka përfunduar të gjitha punët por që i ka përfundu me një kosto të lartë dhe pa përfitim për Kosovën, përfitimi i vetëm i tij kanë qenë sanksionet”, tha ai.
Gashi shton se kryeministri Kurti është mburrur me marrëveshjen për energji elektrike të cilët e ka quajtur tradhëti kombëtare.