Geci: “Zajednicën”e ka sjell Hashim Thaçi, jo Albin Kurti

Aktuale

Geci: “Zajednicën”e ka sjell Hashim Thaçi, jo Albin Kurti

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 21:51
Ish-deputeti, Gani Geci

Ish-deputeti, Gani Geci ka komentuar situatën aktuale të politikës dhe ka deklaruar se “Zajednica” ka ardhur nga ish-presidenti Hashim Thaçi e jo nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

Geci ka theksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është marrëveshje ligjërisht e obliguar por që në Kuvendin e Kosovës nuk e votojnë shfuqizimin e saj pavarësisht situatës politike dhe “zërave” për të.

“Du me hy në situatën politike, kur në vitin 2013 Hashim Thaçi e ka pruar Zajednicën.

Askush nuk mundet me thanë që e ka pru Zajednicën Albin Kurti. Nuk e ka pru, është ratifiku marrëveshja për Asociacionin në 2/3 e Kuvendit në vitin 2013. Është marrëveshje valide, ligjërisht e obliguar. Nuk e bëjnë shfuqizimin e saj”,  ka deklaruar Geci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat