​Daut Haradinaj uron bashkëluftëtarët në Hagë: Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia

Aktuale

​Daut Haradinaj uron bashkëluftëtarët në Hagë: Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 16:17
Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Daut Haradinaj ka thënë se liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia.

"Në përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, krahas mirënjohjes dhe falënderimit ndaj secilit kontriubutdhënës ndër shekuj, që kulmoi me UÇK-në dhe NATO-n, sot nga zemra dua të uroj çlirimtarët që ndodhen në Hagë. Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia! U pafshim në Kosovë, trima", ka thënë Daut Haradinaj.

Për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, të mërkurën është organizuar ceremoni shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat