Gjoshi i PDK-së: Kosova po mbetet pa miq

Aktuale

Gjoshi i PDK-së: Kosova po mbetet pa miq

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 17:46
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se sot Kosova ka marrë mesazhin që po mbetet pa miqtë më të mirë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar një fotografi nga ceremonia e përvjetorit të çlirimit të vendit.

Ai ka përmendur se në rendin e parë ku duhej ulur mysafirët e rëndësishëm, i pranishëm ishte Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë.

“Sot, në ditën për diell, vendi ynë mori një mesazh aspak të mirë: Kosova po mbetet pa miqtë më të mirë të saj.

Shikojeni rendin e parë të ceremonisë qëndrore të përvjetorit të 25 të çlirimit të Kosovës.

Në mungesë të mysafirëve nga shtetet mike që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, radha e parë ku duhet të ulen mysafirët më të rëndësishëm, duhet të mbushet edhe me Prindon Sadriun, përfaqësuesin e denjë të cirkut të ndërtuar nga dyshja Osmani – Kurti.” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat