Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriun dhe dy vajzat e saj ka vizituar të dielën Muzeun Etnologjik në Prishtinë.
Vjosa Osmani ka shkruar se vizita në këtë institucion kulturor është histori, kulturë dhe freski në këto ditë të nxehta vere.
“Nga vizita në Muzeun Etnologjik në Prishtinë - histori e kulturë, por edhe freski në këto ditë të nxehta vere”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Muzeu Etnologjik në Prishtinë është një ndër institucionet kulturore të rëndësishme, ku ruan historinë dhe traditat shqiptare.