Kryediplomatja japoneze viziton Kosovën

Aktuale

Kryediplomatja japoneze viziton Kosovën

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 15:49
Donika Gërvalla në takim me homologen e saj japoneze, ministren e jashtme Yoko Kamikawa, më 2 prill 2024, në Tokio, Japoni. Foto: MPJ japoneze

Ministrja e jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, do të vizitojë Kosovën mes datave 15 dhe 21 korrik.

Gjatë kësaj periudhe, ajo do të vizitojë edhe Italinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

Detaje tjera të agjendës së kësaj vizite nuk janë bërë të ditura.

Në prill të këtij viti, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, ku kishte takuar edhe homologen e saj, Kamikawa

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat