Bahri Cani, gazetar në Deutche Eelle, ka shkruar për raportimet lidhur me hapjen e urës së Ibrit.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se çështja e Urës, ia kujtoi gjithë raportimet ndër vite që ka pasur, që nga çlirimi i Kosovës, kohën kur ajo ishte e mbyllur tërësisht e edhe kohën kur ishte rrezik për jetën të kalosh në veri.
Po ashtu, Cani u shpreh i shqetësuar me deklaratët e ndërkombëtarëve dhe kundërshtimin e tyre për hapjen e kësaj ure.
“Quiniti, SHBA dhe NATO nuk e mbështesin në këtë moment hapjen e njëanshme të urës, tha ai. Dhe kjo më shqetësoi. Disa analistë gjermanë dhe ndërkombëtarë po thonë se kjo mund të shërbejë Vuçiqit për tenksionimin e gjendjes dhe për zhvendosjen e vëmendjes nga kriza në të cilën gjendet, sepse aktualisht është nën trysni të madhe në Serbi. Për Vuçiqin është më pak e rëndësishme, sepse nga ai Kosova nuk mund të presë asgjë të mirë”, shkroi gazetari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ura duhet të hapet patjetër, por…
Debati rreth hapjes së urës në Mitrovicë më kujtoi të gjitha raportimet që kam pasur ndër vite, që nga çlirimi i Kosovës, në kohën kur ura ishte totalisht e mbyllur, në kohën kur në anën tjetër prisnin "Rojet e Urës", në kohën kur ishte rrezik për jetën të kalosh në veri, në kohën kur gjatë rrugës deri në kufi kishte barrikada dhe paramilitarë të armatosur, kohën kur ishte rrezik për jetën të kalosh këtë rrugë.
Sot ura është e hapur, është e kalueshme. Por ajo përfundimisht duhet të hapet edhe për qarkullimin normal, pa asnjë pengesë. Veriu është pjesë e Kosovës dhe kjo nuk duhet harruar kurrë. Dhe si çdo urë tjetër, edhe kjo urë duhet të lidhë një pjesë me tjetrën, duhet të jetë element ndërlidhës pra. Por këto ditë rastësisht qëllova në vendin ku ambasadori amerikan Hovenier lexoi deklaratën pas takimit me Kurtin.
Quiniti, SHBA dhe NATO nuk e mbështesin në këtë moment hapjen e njëanshme të urës, tha ai. Dhe kjo më shqetësoi. Disa analistë gjermanë dhe ndërkombëtarë po thonë se kjo mund të shërbejë Vuçiqit për tenksionimin e gjendjes dhe për zhvendosjen e vëmendjes nga kriza në të cilën gjendet, sepse aktualisht është nën trysni të madhe në Serbi. Për Vuçiqin është më pak e rëndësishme, sepse nga ai Kosova nuk mund të presë asgjë të mirë.
Por a duhet të shkaktojë ura përçarje me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë apo duhet të vazhdohet me përpjekjet për një gjuhë të përbashkët? Apo mendoni se ka ardhur koha të veprohet? Nëse ka ardhur koha të veprohet patjetër në këtë moment, atëherë pse? Çfarë mendoni ju? Të shohim bashkë pak këtë çështje, cila është zgjidhja më e mirë .... Mua më intereson shumë kjo çështje, sepse nga veriu kam raportuar me dhjetëra herë, edhe atëherë kur kolegët tjerë vinin me mua deri tek ura, por mbeteshin në pjesën jugore...