Abdixhiku për Kushtetutën e Kaçanikut: Akt historik në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Abdixhiku për Kushtetutën e Kaçanikut: Akt historik në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 13:31
Lumir Abdixhiku

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e shënimit të përvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ka thënë se datat si kjo ju kujtojnë kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë.

Sipas tij, Kushtetuta e Kaçanikut, nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës.

“Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë, të pavarur dhe demokratik”, ka thënë Abdixhiku.

I pari I LDK-së, Lumir Abdixhiku ka cituar edhe një dekklarët të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot, rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.

Mesazhi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku, në përvjetorin e 34 të Kushtetutës së Kaçanikut:

“Datat si kjo, e 7 shtatorit të vitit 1990, na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Edhe pse në rrethana të veshtira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.

Kushtetuta e Kaçanikut, nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës. Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë, të pavarur dhe demokratik.

Sot, rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.

Në këtë përvjetor, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në një kohë shumë të rëndë e në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator 1990. Po ashtu përulemi para grave e burrave, që punuan ditë e natë për jetësimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi.”

commentFirst article
Fjalë kyçe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës. “Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë të pavarur dhe demokratik” ka thënë Abdixhiku. I pari I LDK-së Lumir Abdixhiku ka cituar edhe një dekklarët të ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Sot rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit” ka thënë ndër të tjera Abdixhiku. Mesazhi i plotë i Lumir Abdixhikut: Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku në përvjetorin e 34 të Kushtetutës së Kaçanikut: “Datat si kjo e 7 shtatorit të vitit 1990 na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Edhe pse në rrethana të veshtira të okupimit nga Serbia elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike Lidhjes Demokratike të Kosovës organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej. Kushtetuta e Kaçanikut të pavarur dhe demokratik. Sot që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit. Në këtë përvjetor çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës që në një kohë shumë të rëndë e në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990. Po ashtu përulemi para grave e burrave që punuan ditë e natë për jetësimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi.” Abdixhiku Akt historik
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat