Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, pasi u zmbraps nga hapja e Urës së Ibrit, tash ka shkuar në vizitë te ura e ndërtuar në kohën e Mbretit Zogu të Shqipërisë.
Ai ka publikuar një fotografi nga kjo urë.
“Pershendetje nga Ura e Zogut-Shqiperi” – është mbishkrimi i tij në fotografinë nga ura.
Bajqinovci ishte njëri ndër deputetët më të zëshëm për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Por, Bajqinovci u zbraps nga këto deklarata pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë.