Syla pret në takim kolonelin kroat, flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Aktuale

Syla pret në takim kolonelin kroat, flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim drejtorin e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Siguri të Kroacisë, kolonelin Drazhen Jozhef.

Jozhef ishte i shoqëruar nga atasheu kroat i Mbrojtjes, kolonel Stjepan Domjançiq dhe kapiteni Krunoslav Çrnugelj.

Gjatë takimit, sipas njoftimit nga ministria e Mbrojtjes, palët diskutuan mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Syla theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes Kosovës dhe Kroacisë, duke vënë në dukje se bashkëpunimi strategjik në mbrojtje është një element kyç për stabilitetin rajonal.

“Koloneli Jozef shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të përmirësuar sigurinë shtetërore. Ai vlerësoi përparimin e bërë nga Kosova në këtë drejtim dhe ofroi ndihmën e Kroacisë në trajnimet dhe shkëmbimin e përvojave”.

Në fund të takimit, palët u pajtuan për të intensifikuar komunikimin dhe vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë, duke synuar një bashkëpunim më të ngushtë dhe efektiv në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat