Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita është aq e dëshmuar sa janë të gatshëm të gënjejnë publikisht për çështje të ndryshme lidhur me zhvillimin ekonomik.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita është aq e dëshmuar sa janë të gatshëm të gënjejnë publikisht për çështje të ndryshme lidhur me zhvillimin ekonomik.
Murati para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, tha se duhet të kenë informata ndaj fushatës së opozitës.
Murati: Opozita e dëshmiruar po lëshon dezinformata
“Tash së fundmi e patëm një dezinformoftë që gjoja në vitin 2023 qenkan mbyll 13 mijë biznese. Po të ndodhë te një gjë e tillë normalisht që do të vërehej e do të përmendej gjithë andej nga të gjitha institucionet ndërkombëtare por kjo do të konfirmohej pastaj edhe me rënie qarkullimi, rënie të numrit të punësuarve, rënie të tatimit. Domethënë të gjitha këta indikator përcjellës do të duhej ta reflektonin një gjë të tillë por meqenëse lere që nuk e konfirmojnë një gjë të tillë por të gjitha indikatorët të punësimit, të rritjes së qarkullimit ekonomik, rritja ekonomike, rritja e tatimit të mbledhur e tregojnë të kundërtën, kjo vetëm na dëshmon se sa të dëshpëruar janë, pra janë të gatshëm edhe me rrejtë publikisht, qoftë edhe me informata preliminare, sepse kur i prezantuan pastaj thanë se janë preliminare“, tha Murati, derisa u ndal edhe te shifra e overdraftit për familjet në Kosovë, kanë mbërri në nivelin 5.2 milionë euro, por kjo është absurde për ata që e kuptojnë fushën.
Sipas tij, anëtarët e LVV-së duket mos të bien pre e dezinformatave për zhvillimin ekonomik ku mund të marrin informatave nga organizatat ndërkombëtare.
Murati: Kemi ndal hajninë
“Ne kemi arritur që përmes mirmenaxhimit të buxhetit, pra duke i ndal hajninë, e kjo nëse iu kujtohet në fushatën e vitit 2019 dhe 2021 ka qenë njëra prej kërkesave, krejt çka na kanë thënë është aman ndaleni hajnin dhe ishalla arrini me sjellë në zero. Kjo ka qen pritja, por ne megjithatë jemi tash ku jemi me një buxhet të rritur të cilin e shfrytëzojmë për rishpërndarje dhe për t’i mbështet të gjithë qytetarët e jo vetëm disa , jemi në një Kosovë që e ka sovranitetin në tërë territorin e vendit, edhe në pjesën veriore që u tha që askush nuk e ka prit më herët e lere më opozita me premtu dhe jemi në një situatë ku kemi lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha ai.