Qeriqi komenton arrestimet e djeshme të Gjykatës Speciale

Aktuale

Qeriqi komenton arrestimet e djeshme të Gjykatës Speciale

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 08:29
Xhevdet Qeriqi

Gjykata Speciale ka nisur një aksion arrestimesh mëngjesin e djeshëm në Kosovë.

Specialja të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliu. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është bastisur edhe shtëpia e ish ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Lidhur me kët arrestime, ka folur veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në emisionin “Dita e re”.

Sipas tij, Gjykata Speciale ka tendecë për të njollosur luftën e Kosovës.

“Është një tendencë e kësaj prokurorie e kësaj gjykate me njollos luftën e pastër të UÇK-së. Që nga përfundimi i luftës ka funksionuar Gjykata e Hagës, ku kemi pas disa dëshmitarë që janë përballë në Gjykatën e Hagës, është dëshmuar se nuk ka pas asnjë argument dhe të gjithë të akuzuarit janë liruar si të pafajshëm. Pastaj me sistemin e drejtësisë në Kosovë për 13-14 vite është marrë bashkësia ndërkombëtare”, është shprehur Qeriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat