Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj ka takuar koordinatoren Nacionale për Zgjedhje nga radhët e sistemit prokurorial, prokuroren në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Laura Pula.
Hajdaraj i ka ofruar koordinatores Pula përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit .
Në këtë takim, Pula njoftoi Hajdarajn për planin operativ të institucionit të Prokurorit të Shtetit për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje.
“Kryesuesi Hajdaraj dhe Koordinatorja Pula janë pajtuar në takimin e sotëm që të gjitha aktivitetet të kenë në vëmendje moscenimin e procesit aktual zgjedhor dhe mbarëvajtjen e rregullt deri në përmbylljen e tij, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe atyre që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore”, thuhet në një njoftim të KPK-së.