​KQZ akreditoi 60 media për zgjedhjet e 9 shkurtit

Aktuale

​KQZ akreditoi 60 media për zgjedhjet e 9 shkurtit

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 17:08
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 60 media vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 600 përfaqësues, për të përcjellur nga afër procesin e votimit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala ka bërë të ditur se vetëm këto media kanë plotësuar kriteret për tu akredituar.

Buzhala: 59 media janë akredituar për zgjedhjet e 9 shkurtit

“59 organizata të mediave vendore dhe ndërkombëtare kanë plotësuar kriteret për tu akredituar”, tha Buzhala.

Ndërsa anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi, ka kërkuar nga çdo qytetarë, nëse dëgjojnë ndonjë raportim me terme të papërshtatshme, ta raportojnë dhe të tërhiqet menjëherë nga akreditimi.

Sipas tij, Serbia është e mobilizuar të ndërhynë gjatë procesit zgjedhorë

Krasniqi: Serbia është mobilizuar për të ndërhyrë në procesin zgjedhor

“Po shoh listën e shteteve që nuk na njohin. Mundemi me pa media, vështirë me e kuptu se çka po raportohet, mundet me pas raportime në mënyrë të tillë që nuk e njeh republikën e Kosovës. Unë kërkoj prej sekretariat dhe çdo qytetarit për ndonjë media ndonjë term që të lajmërojnë KQZ dhe të tërhiqet menjëherë akreditimi. Duhet të respektojnë kushtetutën e Kosovës. Sidomos Serbia është e mobilizuar që të ndërhyjë ne procesin zgjedhor”, u shpreh Krasniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ akreditoi edhe një numër shtesë të vëzhguesve të subjekteve politike, nga LDK-ja 171 vëzhgues, PDK-ja 55, LVV-ja 43 dhe AAK-ja 172 vëzhgues. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat