Numërimi ka përfunduar – ja si qëndrojnë partitë nga numërimi i të gjitha votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Aktuale

Numërimi ka përfunduar – ja si qëndrojnë partitë nga numërimi i të gjitha votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 17:07 Përditësuar në ora: 06:45 më 06.03.2025
Foto ilustrim

Numërimi ka përfunduar – ja si qëndrojnë partitë nga numërimi i të gjitha votave me kusht dhe me atyre me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar dje se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, që njëherësh ishin edhe votat e fundit që kishin mbetur pa numëruar.

Këto janë rezultatet e partive kryesore nga numërimi i votave me nevoja dhe aftësi të veçanta:

Nga numërimi i 105 kutive ose 100% i votave Lëvizja Vetëvendosje prin me 31.88 % ose 824

PDK me 24.02 % ose 621 vota

LDK me 19.54 % ose 505 vota

Pastaj vije AAK në koalicon me NISMA-n, votat e të cils janë 8.86 % ose 229 vota.

Kurse, nga votat e numrëruara me kusht Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 44.25 % ose 5214 vota.

PDK me 20.17 % ose 2377 vota.

LDK me 13.64 % ose 1607 vota.

Pas LDK-së, është e habitshme po vije Lista Serbe me 6.33 % ose 746 vota.

AAK-ja me 5.63 % ose 663 vota.

Kujtojmë, se dje, është bërë e ditur nga KQZ se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të jetë brenda 48 orëve.

Numërimi final i vendvotimeve, KQZ-ja përditëson rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, që njëherësh ishin edhe votat e fundit që kishin mbetur pa numëruar.

Pas njoftimi nga zëdhënësi Valmir Eleze, KQZ-ja ka bërë edhe përditësimin e të dhënave në faqen e tyre zyrtare.

Sipas numërimi të 56 kutive, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë me 44.25 %. VV-ja ka arritur të marrë 5214 vota.

Image
Rezultati

Në pozitën e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 2377 vota ose 20.17%, ndërsa në vendin e tretë është LDK-ja me 13.64% të votave.

 

Përfundon numërimi i votave

Ka përfunduar të mërkurën në mbrëmje procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai tha KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Valmir Elezi.

Elezi: Ka përfunduar procesi i numërimit të votave

"Ju njoftoj se sot në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve", tha Elezi.

Ai shtoi se sot është dita e fundit kur në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj siç tha ai, edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00.

Ndërsa foli edhe për rastin në Vushtrri duke thënë se në përgjigje kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte, KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e lartpërmendur.

Elezi: Të enjten do të bëhet rinumërimi i fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në Vushtrri

"Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë. Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar i këtyre fletëvotimeve", nënvizoi Elezi.

Ai theksoi se në rast se palët janë të pakënaqura me vendimin e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa çështja mund të shkojë në Gjykatën Supreme.

Elezi: KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

"Në rast se palët janë të pakënaqura me vendimin e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa çështja mund të shkojë në Gjykatën Supreme. KQZ duhet të presë vendimmarrjen e këtyre institucioneve, të zbatojë vendimet eventuale qe dalin pas procesit ankimor dhe pasi të përfundojë këto çështje, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht ta përmbyllë procesin zgjedhor", përfundoi Elezi.

Përfundon procesi i numërimit

 

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. 

Ky proces që pritej të përfundonte deri në orën 19:00 të mërkurën, ka përfunduar me dy orë vonesë.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Valmir Elezit – Zëdhënës në KQZ.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sot, është dita e fundit kur këtu në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00.

Numërohen votat e ardhura nga Burgu i Dubravës, këto janë rezultatet

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron kutitë e fundit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, tashmë janë mësuar edhe rezultatet nga votat me kusht në Burgun e Dubravës.

Sipas rezultateve të siguruara nga Indeksonline del se Lëvizja Vetëvendosje ka 75 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 70 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 24 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur që të sigurojë 33 vota.

 

Vazhdon numërimi i votave të fundit të personave me nevoja të veçanta, shtyhet konferenca

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po numërohen kutitë e fundit të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Procesi tashmë është drejt përfundimit, pasi të numërohen vetëm votat e personave me nevoja të veçanta, ku kanë mbetur edhe dy pako.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar për një konferencë për media që ishte paraparë të mbahej në orën 19:00.

Megjithatë, konferenca pritet të fillojë me pak vonesë, pasi numërimi i kutive të fundit ende nuk ka përfunduar plotësisht.

​Këto janë rezultatet nga numërimi i 78.57 për qind e votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi votave me kusht.

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ-së më 4 mars në ora 23:02, deri tani janë numëruar 78.57 për qind e votave.

Te votat me kusht prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind të votave apo 2 mijë e 634 për qind.

E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind apo 1 mijë e 186 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind apo 887 vota.

Lista Serbe në votat me kusht ka marr 11.37 për qind apo 745 vota, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët, Intelektualët kanë marr 6.21 për qind apo 407 vota.

Ndryshe, të martën ka përfunduar edhe numërimi i votave të ardhura përmes postës.

Sot vazhdon numërimi i votave me kusht

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë janë në proces të numërimit të votave me kusht.

Në ueb-faqen e KQZ, ku përditësimi i fundit është i orës 23:02 të së martës bëhet e ditur se tashmë janë numëruar 78.57 për qind e fletëvotimeve.

Deri tani, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind, Lista Serbe me 11.37 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.21 për qind dhe Koalicioni për Familje me 2.64 për qind.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, një ditë më parë në një konferencë për media tha se procesi i numërimit të fletëvotimeve pritet që të përfundojë sot.

Vetëvendosja 28 vota më pak nga diaspora se në vitin 2021

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 28 vota më pak nga mërgata, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2021.

Në vitin 2021, VV kishte marrë nga mërgata 44 mijë e 252 vota, teksa sivjet ka marrë 44 mijë e 224 vota.

Në zgjedhjet e para katër vitesh, mërgata ka mundur të votojë vetëm përmes postës, teksa në zgjedhjet e këtij viti ka qenë mundësia e votimit edhe nëpër përfaqësi diplomatike, edhe përmes postës. Nga votimi nëpër përfaqësi diplomatike, VV ka marrë 12 mijë e 261 vota e nga votimi përmes postës 31 mijë e 963 vota.

VV në 2021 kishtë marre më së shumti vota apo 44 mijë e 252 vota, ndërkohë e dyta kishte dalë PDK me 5 mijë 32, LDK e treta me 4 mijë e 287 vota, derisa AAK kishte vec 1112 vota.

Bazuar në këtë rezultat, rritjen më të madhe në vota e ka LDK’ja ku krahasuar me 2021 ka shtuar 15 mijë e 748 vota nga mërgata. Edhe PDK është rritur për 2 mijë e 21 vota, teksa AAK për 746 vota.

Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Për të pasur shumicën, duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48 deputetë.

Image
Tabela

Kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur. Partitë opozitare, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.

Numërimi i votave me kusht/ Kështu qëndrojnë me rezultate partitë në Podujevë dhe Vushtrri

Krahas votimit të rregullt, nëpër komuna sivjet ishin të caktuara nga një qendër për votim me kusht.

Në Podujevë, votimi me kusht u zhvillua në shkollën fillore “Enver Maloku”, ndërkaq në Vushtrri, në shkollën fillore “2”.

Në rezultatet preliminare të siguruara nga IndeksOnline, në Podujevë janë numëruar 152 vota me kusht, ndërkaq në Vushtrri janë numëruar 116 sosh.

Në qendrën e votimit me kusht në Podujevë, Vetëvendosje prin me 94 vota, e pasuar nga LDK-ja me 30, PDK-ja me 25 dhe AAK-ja me 3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat