Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan

Më: 16 mars 2025 Në ora: 16:53
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga tragjedia që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërkaq të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.

“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat