Përmbyllen dy programe të FMN-së me Kosovën

Aktuale

Përmbyllen dy programe të FMN-së me Kosovën

Më: 20 mars 2025 Në ora: 06:48

Sot mbahet konferencën e përbashkët për media, e cila organizohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë konferencës, do të shënohet përmbyllja e suksesshme e Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë në shumë prej 100 milionë euro si dhe aranzhmani Resilience and Sustainability Facility në shumë prej rreth 80 milionë euro.

Në konferencë, mediave me fjalë rasti do ju drejtohen Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Po ashtu edhe Kreu i Misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat