Largohen trupat e pajetë nga vendi i ngjarjes në Stanoc

Aktuale

Largohen trupat e pajetë nga vendi i ngjarjes në Stanoc

Më: 24 mars 2025 Në ora: 18:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë, ku dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Trupat e pajetë janë larguar nga vendi i ngjarjes në Stanoc të Mitrovicës.

Përveç trupave, zjarrfikësit kanë larguar edhe njollat e gjakut nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkaq, njëri nga familjarët e viktimës ka thënë se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat