88 noterë të rinj do ta nisin detyrën nga 7 prilli

Aktuale

88 noterë të rinj do ta nisin detyrën nga 7 prilli

Më: 26 mars 2025 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës që nga 7 prilli i këtij viti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se pas trajnimeve 6-mujore sot ka nënshkruar vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterët.

“E falënderoj Odën dhe trajnerët për bashkëpunimin dhe të gjithë noterëve ju uroj punë të mbarë duke kërkuar zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi”, shkroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat