​Sundimi i ligjit, Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit

Aktuale

​Sundimi i ligjit, Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit

Më: 27 mars 2025 Në ora: 16:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Prishtinë Tamar Ziv.

Ata kanë diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë.

Gjithashtu u diskutuan tema rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në fushat me interes të përbashkët.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit mes Prokurorisë Speciale dhe Izraelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat