Konjufca bëri homazhe në Izbicë të Skenderajt

Aktuale

Konjufca bëri homazhe në Izbicë të Skenderajt

Më: 28 mars 2025 Në ora: 19:26
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur lule në kompleksin e varrezave në Izbicë të Skenderajt.

Këtë e bëri në nderim të 147 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe 26 vjet më parë, njofton Kuvendi i Kosovës.

Njoftimi i Kuvendit:

Masakra e Izbicës shënon një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, të cilat pas rrethimit të mijëra banorëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve të tjera përreth, veçuan 147 shqiptarë të pafajshëm, burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan mizorisht

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat