Huduti: Myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar, qeveritarët e përdorin fenë si vegël

Aktuale

Huduti: Myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar, qeveritarët e përdorin fenë si vegël

Më: 31 mars 2025 Në ora: 23:37
Ikballe Huduti

Ikballe Huduti, studiuese e fesë në emisionin Rubikon ku po diskutohet tema për fenë dhe tolerancën në Kosovë, ka deklaruar se ka bërë një studim sipas së cilit ka nxjerrë disa përfundime sa i përket kësaj çështjeje, përcjell Insajderi.

Huduti tha se në Kosovë ka tolerancë individuale, siç e quan ajo, por jo tolerancë të nivelit shtetëror.

Sipas saj, myslimanët janë të diskriminuar në nivel shtetëror, pasi sipas saj shteti nuk i zgjidh disa probleme që mandej thotë se i përdor si vegla për momente të caktuara.

“Unë e kam bërë një studim shpejt e shpejt, sa i përket tolerancës individuale jemi mirë, kur kemi familjar të fesë tjerët brenda familjes hiç se kemi problem, kjo ekziston është mirë. Ndërsa sa i përket nivelit shtetërorë atëherë këtu myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar. Janë të diskriminuar sa i përket tolerancës sepse kemi disa problematike që qeveritarët nuk duan t`i zgjedhin për arsye se gjithmonë e përdorin fenë si vegël për momentet e duhura kur janë problemet më të mëdhaja shtetërore. Po diskriminohemi se nuk na zgjidhen disa probleme ma elementare”, tha Huduti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat