Kërkoi formimin e një komune boshnjake, Tomë Gashi reagon ndaj Duda Baljes – ia përmend Listën Serbe

Aktuale

Kërkoi formimin e një komune boshnjake, Tomë Gashi reagon ndaj Duda Baljes – ia përmend Listën Serbe

Nga: A.M. Më: 3 prill 2025 Në ora: 17:40
Tomë Gashi.

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e Partisë “SDU”, Duda Balje, ka vendour kushte për të hyrë në koalicion me partitë politike shqiptare.

Ku një nga kushtet kryesore është krijimi i një komune boshnjake.

E ndaj kësaj kërkesë të Balje-s, ka reaguar ashpër avokati Tomë Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, tha se me këtë kërkesë po imitohet Listë Serbe, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kaq e thjeshtë!

Ata dhe ato që kërkojnë komuna një etnike në Kosovë thjeshtë e imitojnë Listën Serbe në krye me Kryetarin faktik terrorist Radoiçiq.

Çka po ju pengojnë shqiptarët me këngën “Oj duda dudije”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat